← Kthehu te shkrimet

Pse përkthimet nga Prishtina apo Tirana nuk pranohen në Gjermani

2026-06-10

Shumë klientë vijnë tek unë të hutuar: "Po unë e kam përkthimin gati nga shtëpia!"

E kuptoj zhgënjimin. Por ligji gjerman është i qartë — për t'u paraqitur në një zyrë gjermane, dokumenti duhet të jetë përkthyer ose vërtetuar nga një përkthyes i autorizuar këtu, në Gjermani.

Lajmi i mirë: nëse përkthimi juaj është i mirë, mund ta vërtetoj me një çmim simbolik. Nuk ka nevojë të paguani dy herë.

← Të gjitha shkrimet