Dokumentet e gjendjes civile
- Ju më dërgoni me Email ose WhatsApp dokumentet si foto ose PDF me cilësi të mirë
- Gjithashtu edhe të dhënat tuaja — emër, mbiemër, adresë
- Unë ju çoj ofertën
- Nëse jeni dakord, kryeni pagesën paraprakisht me transfertë bankare (IBAN) ose PayPal — ju lëshohet faturë për pagesën e kryer, të cilën mund ta zbritni nga taksat
- Unë ju dërgoj përkthimet — si rregull brenda maksimumi 3 ditësh
Nëse keni një dokument shqip apo gjermanisht që duhet përkthyer në gjuhën tjetër, unë jam personi i autorizuar zyrtarisht për këtë detyrë. Vula ime njihet nga të gjitha autoritetet në Gjermani.
Përkthimet nga Shqipëria ose Kosova nuk pranohen nga autoritetet gjermane. Për këtë duhet detyrimisht një përkthyes si unë, i cili është i autorizuar këtu në Gjermani.
Përkthime të bëra tashmë në Prishtinë ose Tiranë
Keni një përkthim të kryer më herët në Prishtinë apo Tiranë? Në shumë raste mund ta certifikoj me nënshkrimin dhe vulën time me një çmim simbolik, që të mos paguani dy herë. Lexoni më shumë këtu →
Si funksionon — thjesht dhe shpejt
Por e gjithë procedura mund të kryhet edhe në rrugë dixhitale. Ju dërgoni një foto ose skanim të dokumentit tuaj me cilësi të lartë — unë ju dërgoj një ofertë. Nëse jeni dakord me çmimin, përkthimet ua dërgoj me postë, ose mund të vini t'i merrni vetë në Mynih.
Përkthimi i dokumenteve të zyrës së gjendjes civile është pjesërisht produkt i një procesi kompjuterik të kontrolluar prej meje — falë të cilit ulet ndjeshëm kostoja e punës. Këtë ulje shpenzimesh unë ja përcjell klientit.
Cilësia e dokumenteve dixhitale është e një rëndësie vendimtare — sa më e lartë të jetë, aq më i shpejtë është procesi i përkthimit dhe aq më i ulët çmimi.
Si t'i dërgoni dokumentet
- Mundësia më e mirë është skanimi me skaner kompjuteri
- Nëse i fotografoni me telefon mbani parasysh:
- Vendoseni dokumentin në një sipërfaqe të rrafshët
- Siguroni dritë të mirë (afër dritares është mirë)
- Bëjeni foton drejt prej sipër
- Mos lejoni hije apo gishta në foto
- Mbajeni telefonin pa lëvizje
- Fotografoni gjithë faqen
- Nëse dokumenti ka dy faqe — fotografoni të dyja
- WhatsApp: zgjidhni "dërgo si dokument" jo si foto — kështu cilësia mbetet e plotë
- Nëse keni dokumente, jepjuni një emër, p.sh. „Certifikatë Lindje – Antigona" ose „Diploma Master – Besmiri"
Dokumentet ju i dërgoni me postë të rekomanduar duke përdorur vetëm shërbimin „Einschreiben Einwurf". Ju lutem mbajeni mirë parasysh këtë; „Einwurf" duhet gjithqysh. Nëse i dërgoni ndryshe, rrezikojnë ose të humbasin, ose unë nuk kam mundësi t'i tërheq në postë. Me shërbimin që thashë, postieri i dorëzon të sigurta në zyrën time.
Dokumentet personale janë kryesisht certifikata të gjendjes civile, ose dokumente të tjera personale të lëshuara nga autoritetet shtetërore në Kosovë apo Shqipëri. Siç e shpjegova edhe më lart, unë jam i autorizuar nga shteti për këtë funksion dhe vula ime njihet nga të gjitha autoritetet në Gjermani. Më poshtë gjeni një listë të dokumenteve që përkthehen më shpesh — mjafton të hapni skedën.