Diploma dhe certifikata profesionale
- Ju më dërgoni me Email ose WhatsApp diplomat e certifikatat si PDF me cilësi të mirë
- Gjithashtu edhe të dhënat tuaja — emër, mbiemër, adresë
- Unë i shikoj dhe ju çoj ofertën
- Nëse jeni dakord, kryeni pagesën paraprakisht me transfertë bankare (IBAN) ose PayPal — ju lëshohet faturë që mund ta zbritni nga taksat
- Unë ju dërgoj përkthimet brenda një kohe të shkurtër të arsyeshme — maksimumi brenda javës
Shumëkush prej jush ka studiuar në Republikën e Shqipërisë apo të Kosovës, ose ka kryer atje një shkollim profesional dhe është duke menduar të vijë për të jetuar dhe punuar në Gjermani. Një vendim, të cilin do ta inkurajoja; shoqëria gjermane është një botë e re dhe tjetër, e hapur dhe e ndershme për të gjithë ata, që vijnë këtu për t'u bërë pjesë e saj duke punuar ndershmërisht.
Në këto 20 vitet e fundit, gjithnjë e më shumë njerëz po migrojnë në Gjermani — dhe për këtë arsye dokumentet shkollore dhe akademike duhet të përkthehen në gjuhën gjermane. Për këtë përkthim nevojitet një përkthyes zyrtar i çertifikuar nga shteti gjerman — si që jam unë. Dhe këtë shërbim e ofroj me kënaqësi prej 20 vjetësh, sepse gëzohem kur njerëzit marrin vendime të guximshme dhe vijnë në Gjermani si persona të kualifikuar. Ata i shtojnë vlerë kësaj shoqërie — pikë.
Përkthime të bëra tashmë në Prishtinë ose Tiranë
Keni diplomat apo certifikatat tashmë të përkthyera në Prishtinë apo Tiranë? Në shumë raste mund t'i vërtetoj me një çmim simbolik, që të mos paguani dy herë për të njëjtën gjë. Lexoni më shumë këtu →
Për çmimin — një fjalë e sinqertë
E di që jeni në një fazë jete me shumë sfida dhe vështirësi. Gjithashtu e di dhe e kam provuar edhe vetë, që largimi nga vendlindja është i dhimbshëm; kostoja e të cilës është e madhe dhe shpërndahet në vite, pa mbaruar asnjëherë...
Nuk dua që shpenzimet e përkthimeve të dokumenteve shkollore të bëhen pengesë në këtë rrugë të re që doni të niseni. Për këtë arsye çmimet e mia për këtë kategori i mbaj me ndërgjegje dukshëm më të ulëta se sa çmimet ligjore — sepse e shoh si një angazhim tim social për të ndihmuar këdo që do të vazhdojë të ngjitet me ne.
Nuk mund të shkruaj këtu një çmim fiks, sepse dokumentet tuaja janë shumë të ndryshme — disa kanë një faqe, disa dhjetëra. Nëse jeni të interesuar, më dërgoni dokumentet të skanuar mirë në format PDF. Unë i shikoj, ju bëj një ofertë — dhe pastaj flasim hapur: çfarë keni nevojë, çfarë mundeni të paguani, dhe ku mund të gjejmë një zgjidhje së bashku.
Natyrisht unë dëshiroj t'ju fitoj si klient apo kliente, por ju siguroj që jam edhe partneri juaj në këtë proces të njohjes së diplomave.
Si t'i dërgoni dokumentet
E gjithë procedura mund të kryhet edhe në rrugë dixhitale. Këto dokumente janë shpesh me shumë faqe dhe fotografitë do të ishin vetëm një zgjidhje nga halli. Pra mundohuni t'i skanoni me skaner në kompjuter.
- Mundësia më e mirë është skanimi me skaner kompjuteri
- Nëse i fotografoni me telefon mbani parasysh:
- Vendoseni dokumentin në një sipërfaqe të rrafshët
- Siguroni dritë të mirë (afër dritares është mirë)
- Bëjeni foton drejt prej sipër
- Mos lejoni hije apo gishta në foto
- Mbajeni telefonin pa lëvizje
- Fotografoni gjithë faqen
- Nëse dokumenti ka dy faqe — fotografoni të dyja
- WhatsApp: zgjidhni "dërgo si dokument" jo si foto — kështu cilësia mbetet e plotë
- Nëse keni dokumente, jepjuni një emër, p.sh. „Certifikatë Lindje – Antigona" ose „Diploma Master – Besmiri"
Dokumentet ju i dërgoni me postë të rekomanduar duke përdorur vetëm shërbimin „Einschreiben Einwurf". Ju lutem mbajeni mirë parasysh këtë; „Einwurf" duhet gjithqysh. Nëse i dërgoni ndryshe, rrezikojnë ose të humbasin, ose unë nuk kam mundësi t'i tërheq në postë. Me shërbimin që thashë, postieri i dorëzon të sigurta në zyrën time.
Dokumentet e arsimit përfshijnë diploma universitare, kualifikime profesionale, licenca dhe dëftesa shkollore të lëshuara në Kosovë apo Shqipëri. Më poshtë gjeni një listë të dokumenteve që përkthehen më shpesh — mjafton të hapni skedën.