Gjykata — Avokatura
- Keni të drejtë ligjore për një përkthyes në gjykatë
- Si rregull gjykata e thërret dhe e paguan — ju nuk paguani asgjë
- Nuk keni konfirmim? Më jepni shenjën e akteve, unë informohem në gjykatë
- Përkthej që nga viti 1991 — saktë, plotësisht, me diskrecion
Nëse keni një seancë gjyqësore dhe nuk flisni gjermanisht — ose nuk e flisni mirë — keni të drejtë ligjore të kërkoni një përkthyes të pranishëm. Kjo është e drejta juaj, të cilën e garanton edhe shteti.
Si rregull, gjykata e thërret dhe e paguan vetë përkthyesin — pra ju nuk duhet të paguani asgjë. Nëse jeni thirrur për një seancë — si i pandehur, si dëshmitar ose si palë — dhe nuk e keni marrë konfirmimin se do të jetë i pranishëm një përkthyes, mund të më kontaktoni. Më jepni shenjën e akteve dhe unë mund të informohem në gjykatë nëse nevojitet prania ime. E njëjta vlen edhe për takimet me avokatin tuaj — nëse keni nevojë për një përkthyes gjatë konsultimit, jam i disponueshëm edhe për këto raste.
Unë kam mjaft përvojë në këtë sektor pune, ngaqë punoj si përkthyes në gjykatë që prej vitit 1991. E njoh mirë mënyrën se si funksionon sistemi gjyqësor gjerman dhe çfarë pritet prej meje — që komunikimi juaj me gjykatën dhe avokatin të jetë i plotë dhe i saktë.
Si rregull në praktikën e punës time duhet të përdor shqipen zyrtare — si atë që përdoret në Republikën e Kosovës, me një lloj ngjyrimi fonetik dhe strukturë gjuhësore karakteristike, ashtu edhe shqipen standarde që flitet në Republikën e Shqipërisë. Në fakt është e njëjta gjuhë — dhe me këtë nuk kam parasysh nivelin emocional, por atë profesional.
Për ta thjeshtuar: gjykatat, si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë, e përdorin shqipen njësoj — dhe detyra ime është që ju ta ndiheni sikur të ishit në një nga këto dy qytete.
Nëse ka diçka që nuk e kuptoni gjatë përkthimit, kjo ka të bëjë me vështirësitë e gjuhës profesionale juridike — dhe këtë mund t'ua shpjegojë gjyqtari apo avokati. Në këto raste, më tregoni dhe unë e përcjell menjëherë.
Nuk është detyra e përkthyesit t'i sqarojë bisedat në gjykatë — ai nuk është i kualifikuar për këtë. Pra një përkthyes i mirë nuk ju tregon përmbajtjen apo domethënien e asaj që ju thotë gjykata, sepse kjo është detyra e dikujt tjetër.
Roli im është i qartë: unë përkthej çdo fjalë që thuhet — saktë, plotësisht dhe me diskrecion. Nuk komentoj, nuk këshilloj, nuk ndërhyj. Palët flasin me njëra-tjetrën — unë bëj të mundur që ato të kuptohen.
Kapërcimi i pengesave shpesh është vetëm një mesazh larg.. Ju tregoj çfarë duhet të bëni.
Dokumentet juridike që lidhen me gjykatën, procedurat penale dhe avokatët përkthehen shpesh. Më poshtë gjeni disa nga to — mjafton të hapni skedën.