Kontakt
- Telefon: +49 89 999 50 777
- Mobil / WhatsApp: +49 172 637 85 58
- Faks: +49 89 999 50 778
- Email: perkthime@web.de
- Adresa: Fritz-Winter-Str. 10, 80807 München
Takime në Mynih
Natyrisht është e mundur, që të takohemi edhe personalisht në Mynih, por, duke qenë se gjatë ditës jam shpesh në gjykatë, ju lutem më shkruani më parë në WhatsApp ose me SMS. Nëse nuk përgjigjem menjëherë, sepse mund të jem në bisedime, do t'ju kthehem brenda disa orësh. Si rregull, takimin mund ta caktojmë për të njëjtën ditë ose të nesërmen.
Kur më gjeni më lehtë
Në rastet kur nuk ju përgjigjem në telefon, ka mundësi, që të jem në një takim ose seancë gjyqësore. Ju lutem më shkruani shkurt, se si mund t'ju ndihmoj. Ju përgjigjem me mundësinë e parë.
Më mirë është të më telefononi pasdite, midis 16:00 – 18:00.
Ju lutem jo në darkë vonë, dhe jo në fundjavë. Por mund të më shkruani në këto raste.
Kapërcimi i pengesave shpesh është vetëm një mesazh larg.