← Kthehu në faqen kryesore

Bisedime / Takime — te noteri, në zyrat shtetërore, në gjykata

Me pak fjalë
  • Vij me ju te noteri, te zyrat shtetërore ose te gjendja civile
  • Përkthej saktë, plotësisht dhe me diskrecion — pa ndërhyrë
  • Çmimi është transparent: ju them paraprakisht sa kushton
  • Ora e punës, koha e udhëtimit dhe transporti — gjithçka e diskutojmë bashkë

Ndonjëherë nuk mjafton vetëm dokumenti i përkthyer — ju keni nevojë për një përkthyes të pranishëm, që të flasë për ju dhe me ju gjatë takimit.

Kjo ndodh zakonisht te noteri — kur blini apo shisni një pronë, kur nënshkruani një kontratë martese, ose kur kryeni çdo veprim tjetër zyrtar që kërkon praninë e një përkthyesi të betuar. Ndodh gjithashtu edhe te zyrat shtetërore, kur keni një takim zyrtar dhe duhet që gjithçka të kuptohet saktë — nga të dyja anët. Ndodh edhe në zyrat e gjendjes civile gjatë lidhjes së martesës ose përgatitjes së procedurës së saj.

Për këto raste, unë jam i autorizuar zyrtarisht që të përkthej. Unë jam i kujdesshëm që të përkthej saktë dhe me diskrecion — pa ndërhyrë, pa këshilluar, pa dalë jashtë rolit tim. Roli im është të siguroj që ju të kuptoni çdo fjalë që thuhet, dhe që edhe pala tjetër t'ju kuptojë ju saktësisht.

Një përkthyes i mirë është dikush që në fund të punës së tij i ka lënë përshtypjen palëve, që kanë folur direkt dhe përkthyesi nuk ka qenë i pranishëm fare. Pra ka qenë transparent.

Një përkthyes i mirë nuk lë gjurmë në kujtesë — ai harrohet në një farë mënyre.

Ky është edhe qëllimi im dhe kam përshtypjen se si rregull ndodh në praktikë pikërisht kjo.

Për çmimin

E di mirë që këto takime janë shpesh të rëndësishme dhe vendimtare për jetën tuaj. Dhe e di gjithashtu që jo gjithmonë keni mundësi të zgjidhni — ndonjëherë duhet të keni domosdoshmërisht një përkthyes, dhe kjo është një shpenzim shtesë që nuk e keni planifikuar.

E kam parasysh këtë. Çmimet e mia për këtë shërbim janë të hapura dhe transparente — ju them paraprakisht saktësisht sa do të kushtojë, pa surpriza. Ora e punës, koha e udhëtimit dhe shpenzimet e transportit janë pjesë e llogarisë — por gjithçka e diskutojmë bashkë para se të fillojmë.

Më kontaktoni — përsa i përket aspektit financiar, gjenden gjithnjë zgjidhje kur njerëzit i qasen njëri-tjetrit me pozitivitet që t'i kënaqin të dyja palët.

Kapërcimi i pengesave shpesh është vetëm një mesazh larg.
Nuk përgjigjem? Ndoshta jam në gjykatë — më shkruani, ju përgjigjem shpejt. Më mirë pasdite 16:00–18:00. Jo në fundjavë.