Shkurtimisht për profesionin e përkthyesit
Detyra e përkthyesit konsiston në dy fusha. E para është ajo e interpretit për përkthime gojore në biseda, përfshirë edhe seancat gjyqësore. E dyta është përkthimi i teksteve të shkruara, si dokumente, dëshmi, certifikata dhe çdo material tjetër në formë të shkruar.
Unë jam aktiv në të dyja fushat, si interpret për përkthime bisedash dhe procedura gjyqësore, ashtu edhe si përkthyes i dokumenteve.
Përkthimet e dokumenteve të mia certifikohen me vulën zyrtare të depozituar në gjykatë dhe njihen nga të gjitha autoritetet në hapësirën gjermanishtfolëse.
Pra bëhet fjalë për përkthime zyrtare dhe publike, të realizuara në formën e kërkuar nga ligji.