Ndoshta nevoja për një përkthyes, dëshira për të mësuar shqip ose për t'u informuar rreth kulturës dhe realiteteve shqiptare ju kanë prurë në faqen time. Ju siguroj që zgjidhja juaj është ajo e duhura.
Kam lindur nga një nënë toske dhe një baba geg.
Kam diplomuar në Shkencat Juridike në Universitetin e Tiranës dhe më pas kam kryer studimet post-akademike "Master në Shkencat Juridike" në Universitetin e Heidelbergut.
Kam mbrojtur të dyja provimet shtetërore për përkthyes.
Prej vitit 2019 jam anëtar i Komisionit Shtetëror për Përkthyes të gjuhës shqipe në Gjermani.
Jam përkthyes gjyqësor i autorizuar, pra përkthimet e mia mbajnë vulën zyrtare.
Nëse ju duhet një përkthim zyrtar në Gjermani, duhet t'i drejtoheni një përkthyesi, i cili në gjuhën e përditshme quhet edhe "me vulë" — pra i betuar dhe i autorizuar publikisht nga gjykata.
Unë jam një i tillë.
Vula ime njihet nga të gjitha autoritetet në Gjermani.
Në vijim gjeni disa fusha të veprimtarisë time, ku janë përshkruar më me hollësi shërbimet që ofroj. Nëse nuk gjeni atje një përgjigje për atë çka ju nevojitet, mund të më kontaktoni pa problem që të gjejmë një zgjidhje.
Ndodh që dokumentet të jenë përkthyer më herët në Prishtinë apo në Tiranë dhe në Gjermani përballeni me problemin, që ato nuk njihen. Situatë e vështirë dhe frustruese, sepse ju e keni paguar një herë atë shërbim.
Kur përkthimet janë të cilësisë së mirë, unë mund t'i certifikoj me nënshkrimin dhe vulën time, sikur t'i kem kryer unë vetë. Vendimtare këtu është, që përkthimi të jetë pa gabime dhe në një nivel gjuhësor të mirë.
Në këto raste ju nuk duhet ta paguani edhe një herë të gjithin, por vetëm kohën që më duhet për ta verifikuar, që është rreth 1/3 e çmimit normal të përkthimit nga e para.
Kur përkthimi nuk është i saktë (fatkeqësisht nga Republika e Shqipërisë nuk vijnë përkthime të mira), duhet bërë edhe një herë. Sidoqoftë, zgjidhjet gjehen gjithnjë, kur dëshira për këtë është e mirë.
Në rast se lindin kurrfarë keqkuptimesh, ju lutem, le të mundohemi të dyja palët t'i zgjidhim ato me mirëkuptim. Konfliktet nuk zgjidhin asnjëherë asgjë.
Faleminderit.